Viti 2022/ Pjerin Ndreu lë pa ujë banorët e fshatit Gocaj, bëjnë 2 km rrugë për të mbushur bidonat

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.09.2022, 23:04

Është viti 2022, por në Shqipëri, ende mungon uji. Fatkeqësish nuk është vetëm Tirana, ajo që vuan për mungesën e ujit, por edhe Lezha. Duket se dy krybashkiakët, si Erion Veliaj, si edhe Pjerin Ndreu, fokusohen vetëm tek tenderat, duke harruar hallet e qytetarëve.

Ata fimrosin tendera për miqtë e tyre oligarkë, mbushin xhepat dhe banorët nuk mund të vënë në gojë as ujë.

Së fundmi, banorët e fshatit Gocaj të Lezhës, kanë denoncuar mungesën e ujit dhe tregojnë se mbushin ujë me bidona në një fshat tjetër.

Njëri prej banorëve shkruan:

pershendetje JOQ doja te beja nje banoret e fshatit gocaj te lezhes pa uje te pishem si fshat ne nuk kemi pasur kurre uje te pishem banoret e ksaj zone kane duke nxerre uje me pompa po nuk eshte uj i pishem. per tu siguruar ne marrin bidonet dhe i mbushim me uje ne bardre 2 km larg fshatit gocaj shkojme me biqikleta ose me karroca per te siguruar ujin faleminderit ne qofte se e postoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit