Endi Demneri – fotomodelja shqiptare zgjidhet nga Dolce & Gabbana për të qenë pjesë e sfilatës ku u prezantua koleksioni i ri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.09.2022, 17:08

Endi Demneri – fotomodelja shqiptare e zgjedhur nga Dolce & Gabbana mes 48 mijë klienteve besnike të këtij brand-i, për të qenë pjesë e sfilatës ku u prezantua koleksioni i ri i Dolce & Gabbana!

E ftuar nga shtëpia e modës Dolce & Gabbana, bukuroshja Demneri shkëlqeu në Milano, duke bërë që të gjithë aparatet fotografikë të ktheheshin drejt saj.

"Nuk e mendoja kurrë, që Stefano Gabbana do të impenjohej personalisht për të më telefonuar e aq më tepër të më ftonte për të qenë pjesë e një eventi kaq të rëndësishëm" – është shprehur modelja mes emocionesh

Demneri u shfaq rrezëllitëse edhe në after party, ku ishte si e ftuar VIP mes shumë personazheve të famshëm, duke nisur që nga klani Kardashians dhe deri tek emrat më të njohur të botës së artit, modës e showbiz-it.

Një eksperiencë unike për Endi Demnerin, që me siguri do t'i hapë rrugën edhe një bashkëpunimi shumë premtues me shtëpinë prestigjoze të modës Dolce & Gabbana!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit