Arrestimi i mjekut/ Shpërthen doktoresha: Varni përparëset e bardha dhe protestoni! Boll më!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.09.2022, 23:35

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i arrestimit të mjekut Fitim Marku në spitalin e Traumës, i cili u nxorr prej spitalit me pranga në duar, kamera dhe policë të veshur me antiplumb.

Pas kësaj skene pati reagime të shumta. Të shumtë ishin ata që e quajtën një sfaqje të shëmtuar, pasi policia po godet bluzat e bardha, ndëra kriminelët i bën miq.

Reagime të forta pati edhe nga vetë bluzat e bardha.

Së fundmi, mjekja Lida Shosha ka kërkuar që mjekët të varin përparësen dhe të protestojnë për të drejtat e tyre, si rroga dhe kushtet e punës.

Ajo thotë se policia duhet të hetojë ngjarjet edhe më të rënda pastaj të vijë tek mjeku.

Reagimi i plotë:

●Jam mjek dhe jam krenare për profesionin më sakrifikues e inspirues , në botë. ●Mjekët janë elita, jo kërpërata dhe lolita. ●As ju,as dhe ca palaço tip casa de papel, nuk e çbëni dot figurën e mjekut dhe investimin e tij kolosal, ndër vite. Përparësja jonë mund të ketë njolla,ku çdo qeveri ka fajin e vet, dhe ca prej mjekëve gjithashtu, po përparsja juaj, është katran me bojë. ●Mjekët ta rrëzojnë qeleshen, për 24 orë, mos i detyro të ndërmarin veprime ekstreme, e nese se kanë bër, kanë menduar për të mos boshatisur shërbimin ndaj njerëzve të sëmurë. ●Të varin përparëset e të kërkojnë të drejtat e tyre të merituara ndër vite, si kushte më të mira, paga më të mira, infrastrukturë më të mirë, trajnime e edukime jashtë kufijve te vendit,siguri në punë, emërime meritokracike jo politike e partiake, se sill mjek provincial e vë drejtor në spital terciar, kjo është mjaf, boll më. Hiqni dorë nga filmat me Al Capone, dhe mendoni si të ndihmoni në përmiresimin e shëndetshëm të frymës e performancës shëndetësore në vend. ●Përndryshe, hap selinë e Partisë, mer ndonjë veteriner, e çoban nga Akademia e barinjve, po gjete, të vizitoni popullin shqiptar, me mjete rethanore, më falni spitalore, se këmb mjeku sdo mbes më në kët vend. ●BOLL MË, plas INCENERATORI, BURGOSET DOKTORI. ● O Derman, Po fut dhe ndonjë nga këta hajdutët tenderxhinj miliardiere, se le qymezin e pulave pa plakën, e spitalin pa narkozë. ●As for myself, am proud, to be a doctor, and a good one.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit