Edi Rama ka qenë së fundmi në një intervistë për mediat në Angli. Atje ai ka folur edhe për largimin e shumë shqiptarëve, që po rrezikojnë jetën për të shkuar me gomone në Britaninë e Madhe. Sipas ramës, shqiptarët, po ikin sepse dëgjojnë thashetheme se Britania e Madhe ka boshllëqe.
Ndër të tjera, Rama thotë se jo të gjithë shqiptarët , që largohen janë shqiptarë nga Shqipëria, por ka edhe nga trevat e tjera.
Pjesë nga intervista:
Para së gjithash ju u gjendët në një situatë të vështirë me Iranin, sulmin kinbernetik, të cilit iu përgjigjët fuqishëm, po ashtu po perballeni me shifra në rritje të shqiptarëve që kalojnë Kanalin me gomone, i cili është një shqetësim i madh për qeverinë tuaj dhe tonën, dhe duam të dimë mendimin tuaj shkurtimisht në lidhje me pozicionin e Britanisë së Madhe në botë. Ju me sa di une keni organizar së fundmi Javën Britanike në Shqipëri, i cili ishte një bashkëpunim shumë i mirë pas Brexit dhe në fund opinionin tuaj për pozicionin e Shqipërisë në botë sepse ju keni bërë përparim të jashtëzakonshëm por ama keni ende shumë sfida përpara, pra na fol pak për të gjitha këto
Edi Rama: Ne hapëm dyert për disa mijëra afganë , me një fjalë e kemi në ADN dhe nuk pendohemi për ç’ka kemi bërë, dhe do ta bënim sërish po të na jepej mundësia sepse dhe ne kemi pasur nevojë një herë për mikprite nga të tjerët. Ne jemi larguar nga Shqipëria jo nga Islamikët apo regjimi fetar i telebanëve por nga regjimi ateist. Shqiptaret shkuan drejt Italinë ku kërkuan ndihmë, ushqim, strehim dhe já ku jemi këtu sot në një fazë të re të historisë sonë sepse na ndihmoi dikush përpara.
Me gomone?
Edi Rama: Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithësë jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanikë që nuk korrespondojnë. “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njërëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqipëtarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia. Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuam më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për’tu kuptuar, por pavarëshisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.
A i dini arsyet pse këto shifra janë rritur kaq papritur?
Edi Rama: Sepse pasi del nje thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne.