Pak më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi për praninë e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salsiçeve Wudy që shiten në Shqipëri dhe shumë shqiptarë i konsumojnë. Bëhet fjalë për bakterin “Listeria monocytogenes”.
Por çfarë është “Listeria monocytogenes”?
Listeria monocytogenes është lloji i baktereve patogjene që shkakton infeksionin listeriozë. Është një bakter anaerobik fakultativ , i aftë të mbijetojë në prani ose mungesë të oksigjenit. Mund të rritet dhe të riprodhohet brenda qelizave të bujtësit dhe është një nga patogjenët më virulentë të ushqimit: 20 deri në 30% e infeksioneve të listeriozës ushqimore te individët me rrezik të lartë mund të jenë fatale.
Listeria monocytogenes është përgjegjëse për rreth 1600 sëmundje dhe 260 vdekje në Shtetet e Bashkuara çdo vit, listerioza renditet e treta në numrin e përgjithshëm të vdekjeve në mesin e patogjenëve bakterialë që vijnë nga ushqimi, me shkallë të vdekshmërisë që tejkalojnë edhe Salmonelën.
Në Bashkimin Evropian , listerioza ndjek një trend rritës që filloi në vitin 2008, duke shkaktuar 2,161 raste të konfirmuara dhe 210 vdekje të raportuara në 2014, 16% më shumë se në 2013. Normat e vdekshmërisë nga listerioza janë gjithashtu më të larta në BE sesa për patogjenët e tjerë që vijnë nga ushqimi.
Për shkak të patogjenitetit të tij të shpeshtë , që shkakton meningjitin tek të porsalindurit, nënat shtatzëna shpesh këshillohen të bëjnë kujdes në konsumimin e ushqimeve. Listeria monocytogenes mund të infektojë trurin, membranat e palcës kurrizore dhe qarkullimin e gjakut.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.