“Falem 5 herë në ditë”, Khaby Lame: Jam mysliman dhe nuk pi duhan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2022, 00:03

Khaby Lame, fenomeni i rrjeteve sociale me mbi 149.5 milionë ndjekës në Tik Tok dhe 79.5 milionë ndjekës në Instagram është një mysliman i devotshëm i cili pavarësisht jetës së re nuk e harron prejardhjen e tij.

Gjatë një interviste për mediat italiane ai ka treguar se ai falet 5 herë në ditë dhe se nuk pi duhan.

Unë jam një mysliman që nuk pi alkool dhe nuk pi duhan, i di vargjet e Kuranit (të mësuara në Senegal) dhe falem pesë herë në ditë.

Edhe pse jeta e tij ka ndryshuar shumë ai nuk i ka harruar rrënjët dhe fëmijërinë e tij ku i është dashur të përballet me poshtërimin e të rriturve.

Unë ndihmoj kë të mundem, edhe në rrjetet sociale. Por çuditem shumë kur më kontaktojnë shokët e klasës që nuk më kanë llogaritur kurrë. Kur shkoja në shkollë isha gjithmonë vetëm sepse prindërit e tyre nuk më donin. Mbaj mend të rriturit që iu thoshin fëmijëve mos luani me të.

Lame iu bashkua TikTok pasi humbi punën:

Nuk dija si t'u tregoja prindërve të mi kur humba punën. Nuk e lëshova veten dhe iu përkushtova asaj që nuk kisha mundur të bëja kurrë: të krijoja. Kalova gjashtë muaj brenda duke bërë video.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit