Tiranë/ Bllokohet dera te shkolla “Karl Gega”, profesori “spiderman” i lë të gjithë nxënësit pa fjalë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.09.2022, 20:44

Një episod interesant mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në shkollën profesionale të mesme të ndërtimit “Karl Gega” në Tiranë. Raportohet se dera e jashtme e shkollës, për arsye ende të panjohura, ishte bllokuar dhe askush nuk mund të dilte apo të hynte.

Por duket se kjo nuk e ka penguar aspak një zotëri sportiv, i cili sipas nxënësve thuhet se është një nga mësuesit që zhvillon lëndët e praktikës. “Profesori” duket se u tregua një profesor i vërtetë në kapërcimin e situatës, pasi nuk mendoi dy herë por u ngjit mbi derën e hekurit duke kaluar në anën tjetër.

Një veprim vërtetë sportiv që për hir të së vërtetës i la të gjithë nxënësit pa fjalë, duke "i detyruar" në fund që ta duartrokitnin.

Ngjarja ndoshta në pamje të parë duket disi për të qeshur, por ka një thelb të bukur: Jeta asnjëherë nuk shkon sipas planit dhe që të kalosh vështirësitë duhet të përveshësh mëngët e t’ia dalësh vetë pa pritur nga të tjerët, se ndryshe ngelesh “i bllokuar”.

Ndoshta ky është një nga mësimet më të vyera që profesori në fjalë u dha jo vetëm nxënësve, por të gjithë neve. Bravo profesor!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit