Interi vazhdon me paraqitjet skandaloze në Serinë A. Zikaltërit u mundën sot 3-1 nga Udinese në ndeshjen e xhiros së shtatë të kampionatit.
Interi e nisi mirë, pasi shënuan më anë të Nicolo Barella, i cili realizoi një supergol në minutën e 5`të takimit.
Ishte minuta e 22` kur Milan Skriniar shënoi autogol, për te barazuar rezultatin në 1-1. Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Në 45 minutat e dytë te dy skuadrat po kërkonin golin e fitores. Krijonin raste, por u mungonte konkretizimi.
Po luhej minuta e 85` kur Bijol arriti të tundte rrjetën e Samir Handanovic, për t`i dhuruar epërsinë Udineses.
Kurse, për rezultatin final 3-1 u kujdes Arslan, në minutat shtesë. Me këtë humbje Interi qëndron në vendin e gjashtë me 12 pikë, kurse Udinese merr vendin e parë përkohësisht me 16.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.