Edhe Kroacia mbërthehet nga moti i keq, ka edhe reshje bore

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.09.2022, 08:17

Kroacia prej tre ditësh është përfshirë nga moti i keq ku përveç reshjeve të dendura të shiut, ka pasur edhe reshje bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kroacisë mësoi se temperatura më e ulët u shënua në stacionin matës Zavizhan, në orën 14:00 dhe ka qenë zero gradë.

Kaq ka mjaftuar që kjo majë malore në Velebitin Verior të zbardhet nga mbulesa e borës.

Duket se reshjet e para të borës në Europë kanë nisur, pasi më herët gjatë ditës ka rënë borë edhe në Slloveni, më saktësisht në majën Kredarica.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit