Kurti: Serbia po armatoset nga Rusia dhe Kina

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2022, 15:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor sepse ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë të hapur nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë, pasi sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë. Ai beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk do të ketë më luftë.

Kurti ka pyetur “nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë. Dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake ishin ‘Mburoja Sllovene’ dhe ‘Vëllazëria Sllovene’”.

Sipas Kurtit, Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina, dhe kjo përbën rrezik për Ballkanin Perëndimor.

“Përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë”, ka theksuar Kurti në një intervistë ekskluzive për Večernji list.

Më tej, Kurti ka përfunduar duke theksuar se kundërshton thellimin e Asociacionit të Komunave Serbe sepse do të ishte parathënie e krijimit të Republikës Srpska të re.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit