Kapet në liqenin e Ulzës peshku gjigant, peshon 50 kg dhe është 11 vjeçar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.09.2022, 19:54

Një peshk gjigant është kapur ditën e djeshme në Liqenin e Ulzës.

Kanë qenë disa qytetarë që kanë dërguar një video pranë redaksisë sonë ku duket peshku i madh.

Qytetarët shprehen se peshku është ballgjërë, dhe peshonte rreth 50 kilogram.

Sipas peshkatarëve me përvojë që e kapën, pas këqyrjes së tij, mendohet se mund të jetë i moshës 11-vjeçare. Peshku është kapur në thellësinë rreth 50 metra dhe ishte i gjatë rreth 1 metër e 10 centimetra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit