Shëndetësia “falas” e Manastirliut/ Burri dergjet i shtrirë para urgjencës së QSUT, asnjë mjek nuk e prek me dorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.09.2022, 19:33

Shumë shpesh kryeministri Rama apo ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë përmendur “me zë të lartë” togfjalëshin “shëndetësia falas”. Aq shpesh është thënë ky slogan, saqë dikush që jeton jashtë me siguri është ulur e ka bërë kryq për punët e mira që po bën qeveria në mëmëdhe’.

Por shqiptarët që jetojnë këtu e dinë fare mirë se si qëndron e vërteta në lidhje me sistemin shëndetësor në Shqipëri, aq sa është bërë e modës dhe dëgjohet kudo shprehja “mos u bëfsh për spital”. Dhe jo pa të drejtë.

Rasti që do t’ju paraqesim sot e ilustron më së miri këtë ide. Kështu, një qytetar ka dërguar një video skandaloze pranë redaksisë sonë nga urgjenca e QSUT. Në video shikohet se si një person i seksit mashkull qëndron i shtrirë në tokë dhe askush nuk e prek me dorë. Madje sipas qytetarit ka ardhur edhe policia por jo mjekët. Raportohet se edhe policia qëndroi vetëm pak çaste dhe më pas u largua.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

"Pershendetje Joq, perpara urgjences nje person i shtrire prej 20 min erdhi dhe policia do as 1 min nuk qendroj lereni se esht i pire dhe iku "ASKUSH nuk e ndimoj ngeli aty ne der te urgjences. Per sa isha un aty asnje doktor nuk foli thjesh imagjino para deres. E njihni kete vend besoj fiks ne der te urgjences. Flm".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit