Gurten Agron Papuli, djali tjetër i babit që sfidon ligjin/ Përdor tabelën e policisë në makinën e tij luksoze

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.09.2022, 12:42

Të fortët e babit vazhdojnë që të mos pyesin për ligjin në Shqipëri. Pas djalit të Kujtim Qefalias, që goditi punonjësit e policisë, së fundmi është djali i oligarkut Agron Papuli, ai që nuk pyet aspak për ligjin dhe kamuflohet sikur të jetë ligji vetë.

Gurten Papuli, djali i babit Agron, milionerit me taksat e shqiptarëve, në mjetin e tij luksoz “Jaguar” mban një tabelë policie, që të mos gjobitet nga efektivët e rrugores.

Siç shihet nga fotoja e mëposhtme, ai ka parkuar makinën mbi trotuar dhe për t'u treguar fodullëkun policëve, që duan të plotësojnë numrin e gjobave, ka marrë një tabelë policie dhe e ka vënë në xhamin e përparmë.

Por, çfarë është Gurteni? Është polic?

Normalisht që jo. Ai është një i fortë, që krekoset me lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe sot thyen edhe ligjin.

Disa muaj më parë, polica ndërmorri një aksion për personat që përdorin të tilla mjete për t'i shpëtuar policisë rrugore, por mesa duket Gurtenin nuk e kanë ndaluar dot.

Se pse nuk e kanë ndaluar, e di më mirë babai i tij, që merr miliona euro nga taksat e shqiptarëve me firmën e qeverisë së Rilindjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit