SKANDAL! Flamuri me yllin komunist përfaqëson Shqipërinë në Frankfurt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2022, 01:36

Edhe pse Shqipëria prej më shumë se 30 vitesh i ka dhënë fund komunizmit, simbolet e saj vazhdojnë të përdoren ende sot, në vitin 2022.

Në arenën ndërkombëtare dhe më saktë në Frankfurt, Gjermani vendi ynë përfaqësohet nga një flamur me yllin komunist. Ky flamur duket se është i vendosur krahas flamujve të tjerë, para një ndërtese shumëkatëshe.

Nuk dihet emri që mban ndërtesa apo institucioni që ka zgjedhur të prezantojë Shqipërinë me një flamur me yllin komunist.

Ylli ka qenë pjesë e flamurit në vitet e diktaturës dhe u hoq në vitin 1992 kur u vendosën simbolet e reja të shtetit demokrat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit