“Mbretërimi” i plehrave në Tiranë falë Veliajt, rruga në Qytet Studenti bllokuar nga mbeturinat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.09.2022, 15:52

Fenomeni i plehrave në rrugët është prezentë kudo në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana. Rezulton se kryebashkiaku jo vetëm që nuk ka dhënë zgjidhje për këtë problem ekzistent prej kohësh, por mbeturinat kanë nisur të mbushin rrugët e shumë lagjeve në zona të frekuentuara të Tiranës. Një qytetar i shqetësuar nga ky hall i madh për shumicën e banorëve të Tiranës, ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka dërguar me foto ku fakton gjendjen skandaloze në Qytet Studentit, konkretisht në rrugën Gramoz Pashko.

Qytetari për JOQ:

Fusha e qytetit studenti qe eshte premtuar rama e veliaj ka ca vite por u harrua. Ngeli ne letër. Rruga Gramoz Pashko bllokuar nga plehrat.

Siç shihet në këtë rrugë kazanët qëndrojnë të tejmbushur, ndërsa plehrat kanë nisur të shpërndahen në rrugë. Si duket taksat tona shkojnë dëm dhe nuk shfrytëzohen që kazanët të pastrohen dhe Tirana të jetë një kryeqytet i pastër. Kujtojmë se një nga premtimet që Erion Veliaj përmendim më shumë gjatë fushatës për kryetar të bashkisë së Tiranës ishte pikërisht pastrimi i qytetit nga papastërtitë, por me marrjen e pushtetit Veliaj ka harruar premtimet dhe po shijon i qetë karrigen e kryebashkiakut, por pa bërë asgjë për qytetarët e Tiranës që t’u ofrojë atyre një ambient të pastër dhe larg mbeturinave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit