Erion Veliaj është kryebashkiaku i Tiranës, i cili ka vendosur ta quajë kryeqytetin e Shqipërisë si kryeqytetin europian të të rinjve, por që fatkeqësisht vetëm i tillë nuk është. Ngado që hedh sytë shikon kosha plehrash të tejmbushur dhe rrugë të amortizuara.
Mirëpo, pavarësisht këtyre, propaganda nuk mungon. Në inaugurimin e një shkolle, Erion Veliaj ka folur për lagjen e re në Zall-Herr. Sipas tij, si lagjia në Zall-Herr shqiptarët nuk kanë parë as në filma.
Ai tha:
E di që sot do jetë një ditë e gjatë, unë dhe kryeministri kemi disa hapësira të tjera, kemi një inaugurim shumë të madh të një lagje të jashtëzakonshme. S’keni parë as në filma siç është lagjja e re pas tërmetit në Zall-Herr.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.