52-vjeçari nga Shqipëria është lënduar në vendin e punës pasi ishte duke montuar në një papafingo kur rrëshqiti dhe ra nga një lartësi prej gati 4 metrash.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës 12 shtator, pak para mesditës, në via Fratelli di Dio, Cernusco sul Naviglio (verilindja e Milanos).
Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe policia lokale e Cernuskos.
Ndërkohë nga rrëzimi, punëtori shqiptar, ka pësuar fraktura në kyçin e dorës dhe femurit.
Ekipet e shpëtimit e transportuan atë me kod të verdhë në spitalin San Gerardo në Monza.
Shqiptari punonte në një firmë nënkontraktore dhe kishte ndërmend të montonte te kati i ndërmjetëm, kur për arsye ende të paqarta u rrëzua duke rënë nga një lartësi prej 4 metra.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.