Konfirmohet përçarja mes Arsovska dhe Mickoskit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2022, 18:04

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi përçarjen mes partisë së tij dhe kryetares së Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska. Mickoski tha se në jetë jogjithmonë përmbushen pritshmëritë.

“Për mua është me rëndësi Shkupi të zhvillohet dhe për këtë edhe mbështetëm kandidat të pavarur edhe në jetë keni momente kur do të shihni se pritshmërit nuk janë ashtu siç i keni pasur ju ato pritshmëri, edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër dhe atëherë thjesht rrugët mundet në jetë të u shkojnë në anë të ndryshme”, deklaroi Mickoski.

I pyetur se a do të vazhdojë të jetë pjesë e shumicës në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Mickoski nuk u përgjigj konkretisht, por tha se do të mbështesin çdo projekt në të mirën e qytetit.

“Sa i përket shumicës në Këshill, OBRM-PDUKM ka kryesues, profesori Trajko Sllavevski është atje, kemi shumicë, por janë gjëra fluide, sot keni nesër nuk keni, nuk është rëndësi e madhe”, tha Mickoski.

Mickoski tha se kuadrot e OBRM-PDUKM-së që janë shkarkuar nga funksionet në Qytetin e Shkupit kanë mbështetjen e tij dhe se beson në panën tyre të ndershme.

“Edhe Gjoko Vellkovski, dhe Zllatko Perinski kanë mbështetjen time të qartë, sepse besoj në karakterin e tyre të ndershëm dhe në punën e tyre të ndereshme”, tha Mickoski.

Përçarjet mes kryetares së Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska dhe OBRM-PDUKM-së vijnë pasi Qyteti i Shkupit shkarkoi Zllatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Uji dhe Kanalizimi”, ndërsa dorëheqje ka dhënë edhe sekretari i përgjithshëm i qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski, të dy kuadro të OBRM-PDUKM-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit