Ançeloti nuk e aktivizoi fare, Asensio “tërbohet” në stol

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 12.09.2022, 08:52

Marko Asensio nuk u aktivizua fare në lojë gjatë ndeshjes që Real Madridi zhvilloi kundër Mallorcas dhe që mbretërit e fituan me rezultatin 4-1.

Spanjolli nuk e përjetoi mirë mos aktivizimin dhe u pa duke hedhur një fanellë dhe duke shkelmuar tokën pranë stolit rezervë në minutën e 70-të pasi e kuptoi se nuk do të luante.

Nga ana tjetër, Carlo Ancelotti, ka thënë se e kupton zemërimin e Marco Asensios.

Italiani tha:

Po, ai është i zemëruar, jam dakord me të. Është normale, do të thotë se ai dëshiron të luajë, të ndihet i rëndësishëm. Në këtë periudhë ai ka qenë lojtari më i prekur në skuadër dhe këtë e marr parasysh. Jam plotësisht dakord me zemërimin e tij."

Kujtojmë që Asensio këtë sezon ka luajtur vetëm shtatë minuta në La Liga pasi Ancelotti qartazi nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit