Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në Pogradec

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2022, 20:22

Rrëqebulli ballkanik, një mace e egër dhe në rrezik zhdukje është fotografuar për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, në Pogradec.

Kamerat e vendosura nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë kanë dokumentuar pamjen e kësaj specie të rrallë. Kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin shqiptar, falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona.

Aktualisht më pak se 50 rreqebuj ballkanikë kanë mbetur në rajon. Popullatat më të mëdha gjenden në Malet e Munellës së Shqipërisë dhe në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, si dhe në Kosovë, ku janë gjetur dy rrëqebuj në Bjeshkët e Rugovës.

Prej vitit 2004, rrëqebulli ballkanik, nënlloj i veçantë i rrëqebullit euroaziatik, ka vend të lartë në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN, si lloj tepër i rrezikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit