Real Madridi nuk ndalet, merr fitoren e pestë radhazi në La Liga

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 11.09.2022, 16:28

Reali i Madridi duket i pandalshëm në këtë fillim sezon, teksa vazhdon të fitojë rregullisht dhe të kryesojë me pikë të plota në La Liga.

Edhe sot, "Los Blancos" kishin përballë në “Santiago Bernabeu” Mallorcën e Vedat Muriqit, madje miqtë e nisën mjaft mirë takimin, me një gol të shënuar pikërisht nga sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në minutën e 35’.

Gjithsesi, Reali u tregua dominues, duke barazuar në fundin e pjesës së parë me Valverden dhe në pjesën e dytë gjeti avantazhin me Vinicius JR.

Në fund të takimit ishin Rodrigo dhe Rudiger që vulosën gjithçka, me sfidën që përfundoi 4-1.

Reali vazhdon të jetë e vetmja skuadër në “Top 5” ligat më të mira europiane që vazhdon të ketë vetëm fitore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit