Bletët mbretërore njoftohen për vdekjen e Elizabetës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2022, 01:25

Të premten, John Chapple, kujdestari zyrtar i bletëve të Pallatit Mbretëror, ka njoftuar mijëra bletë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. 79-vjeçari Chapple udhëtoi në Buckingham Palace dhe Clarence House për të kryer ritualin supersticioz.

Chapple vendosi shirita të zinj rreth koshereve dhe iu shpjegoi bletëve se mbreti Charles III është tani pronari i tyre i ri dhe se ai do të jetë i mirë me ta. Ai u kërkoi bletëve që të silleshin mirë me pronarin e tyre të ri.

Rezidenca Clarence House ka dy koshere bletësh, ndërsa pallati mbretëror Buckingham Palace ka pesë. Secila llogaritet se mban 20,000 bletë secila por numri i tyre ndryshon gjatë vitit.

Tradita shekullore vjen nga një bestytni, se nëse bletët nuk informohen për vdekjen e pronarit të tyre, ato do të ndalojnë prodhimin e mjaltit, do të largohen nga kosherja dhe do të vdesin.

Besohet se kjo bestytni ka rrënjë kelte dhe vazhdon përmes folklorit në Angli, Uells, Irlandë, Zvicër, Holandë, Francë, Gjermani dhe pjesë të Shteteve të Bashkuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit