Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës ka hapur një tender mbi kufirin e lartë monetar për qytetin, i cili përfshin disa shërbime.
Në procedurën e prokurimit publik me vlerë mbi 3 MILIARD LEKË PA TVSH, Memolla kërkon një kompani që të kryejë disa funksione për qytetin si pastrimi, gjelbërimi me shkirre dekorative dhe mirëmbajtje e varrezave.
Kohëzgjatja e procedurës do të jetë 5 vite nga momenti i lidhjes së kontratës. Tashmë që Kraja po bëhet gati të lirojë karrigen e kreut të SPAK e është në ikje, përfaqësuesit e pushtetit vendor kanë nisur të lirojnë dorën.
Pa marrë parasysh këtu se jemi në prag të zgjedhjeve lokale e ndarja e pazareve bëhet më anksioze. Situata është kthyer në një sistem KÇK teksa kësaj skeme zhvatjeje s’mund t’i shpëtonte as Memollaj i cili i ka siguruar një pasardhësi e gjys shkurret e Rrogozhinës.
Fituesi i tenderit shpallet me datë 26 shtator.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.