Emiriana Sako propagandë me fëmijët e varfër, u publikon fytyrat pasi “i gënjeu” me disa lapsa

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.09.2022, 20:37

Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë Durrës, në vend që të merrej nën hetim nga “gjumashi” i SPAK-ut, vazhdon pa ndalim me bëmat e saj. Kësaj rradhe dëmi ndaj komunitetit shkon përtej abuzimit me tenderat, pasi ajo ka dëmtuar dinjitetin e fëmijëve në nevoje.

Në një dalje propagandistike publike, Sako ka publikuar fytyrat e shumë fëmijëve në gjendje jo të mirë eknomike pasi “i gënjeu” me disa lapsa e stilolapsa”. Ndihma ndaj komunitetit dhe familjeve në nevojë është natyrisht gjithmonë e mirëpritur, por të shfrytëzosh fëmijët për propagandë dhe t’u publikosh fytyrat është një poshtërim i dinjitetit të këtyre fëmijëve.

Përse shokët dhe shoqet e tyre duhet ta dinë se ata janë fëmijë të varfër? A nuk do të ndikonte kjo në marrëdhëniet sociale mes tyre? A ia vlen të ulësh dinjitetin e këtyre fëmijëve thjesht për disa foto propagandistike që duan të tregojnë se po ndihmohen nga Emiriana, kur në fakt po “gënjehen” me vetëm disa lapsa e stilolapsa?

Shënim: Fytyrat e fëmijëve në këtë artikull janë fshirë nga Joq Albania, pasi në faqen zyrtare të Emiriana Sakos gjenden të plota e të pacensuruara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit