Gallatasarai zyrtarizon goditjet e merkatos, mes tyre Ikardi dhe një shqiptar

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.09.2022, 08:38

Gjigantët turk të Gallatasarait kanë zyrtarizuar së fundmi goditjet e merkatos së verës, mes tyre edhe Mauro Ikardi.

Me sulmuesin argjentinas, akordi ishte arritur prej ditësh por vetëm dje lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për një sezon me klubin turk.

Mes lojtarëve të tjerë të prezantuar, është edhe Milot Rashica. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet me Përfaqësuesen e Kosovës ka lënë Norwichin në Angli dhe është bashkuar me Gallatasarain.

Madje Rashica do paguhet më shumë se Ikardi. Argjentinasi do paguhet vetëm 750 mijë euro, pasi pjesën tjetër të rrogës së tij vjetore në këtë sezon ku është në huazim, që rezulton të jetë 6 milionë euro, do ta paguajë PSG.

Nga ana tjetër, Milot Rashica do të paguhet 1,5 milionë euro në sezon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit