Kampioni i shahut: Jam gati të luaj lakuriq, nuk kam asgjë për të fshehur!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.09.2022, 00:38

Ylli i shahut, Hans Niemann thotë se do t’i zhvillojë ndeshjet e tij i zhveshur lakuriq për të provuar se nuk fsheh asgjë pasi e akuzojnë për mashtrim.

19-vjeçari amerikan u akuzua së fundmi për mashtrim pasi mundi pesë herë kampionin e botës, Magnus Carlsen. Gjatë një interviste, mjeshtri i shahut tha se ai është i pafajshëm:

Bëni kontroll të fer-play-it nëse dëshironi, nuk më intereson sepse e di që jam i pastër. Ata duan që unë të zhvishem plotësisht lakuriq? Do ta bëj. Nuk më intereson sepse e di se jam i pastër dhe jam i gatshëm t'i nënshtrohem asaj që ju dëshironi.

Pavarësisht këtyre fjalëve, Niemann pranoi disa taktika mashtrimi që ai kishte përdorur kur luante shah në internet si fëmijë.

Kam mashtruar në ndeshje shahu në Chess.com. Ky është gabimi i vetëm më i madh i jetës sime dhe jam plotësisht i turpëruar dhe po ia them botës sepse nuk dua keqinterpretime dhe nuk dua thashetheme. Unë kurrë nuk kam mashtruar në shahun real.

Akuzat nisën në Kupën Sinquefield pasi kampioni i botës Carlsen u tërhoq nga turneu pas humbjes së tij tronditëse në raundin e tretë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit