Seanca e fundit parlamentare, na shfaqi një “luftë” të madhe mes opozitës dhe qeverisë Rama për çështjen e paketës antikrizë dhe kushdo që e shikon vetëm nga televizori, mendon se sa shumë e duan Shqipërinë opozitarët dhe se si do ndryshojë vendi ynë nëse ata vijnë në pushtet. Mirëpo, kjo është vetëm fasadë dhe këtë mund të t’ua tregojmë me fakte.
Partia në pushtet me partinë në opozitë bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të rrjepur sa më shumë qytetarët shqiptarë. E gjitha kjo bëhet me anë të tenderave.
Partia Socialiste në pushtet gostit herë pas here, familjarë të eksponentëve të PD-së me miliarda lekë dhe kjo shërben si një mënyrë blerje për të mos bërë shumë opozitë, por vetëm duke aktruar sikur po bëhet opozitë.
Ditën e sotme, do ju paraqesim tenderin e radhës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli, që vazhdon ende në detyrë edhe pas kaq shumë vjedhjesh.
FSHZH ka shpallur fituese në një tender kompaninë “Shkëlqimi 07”, në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllait të demokratit Agron Kapllanaj, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës dhe gjithashtu ka qenë kryetar i Degës Fier.

Objekti i tenderit është “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, (rajoni katër)” dhe mban këtë numër reference: REF-32125-06-07-2022.
Në këtë tender kanë garuar 20 kompani dhe fituese është shpallur kompania e Shkëlqim Kapllanajt, që ka ofruar më shumë se 2,2 miliard lekë, më konkretisht 226,466,200 të reja.

Pra miq, jo gjithmonë, ajo që shihni në televizion është e vërtetë. Paratë e shqiptarëv shpërndahen edhe tek ata që bëjnë sikur u vjen keq për varfërinë dhe krizën që ka kapluar vendin.