Në Itali e bëjnë të sigurt, sheikët arabë kanë blerë Interin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 08.09.2022, 16:25

Sipas raportimeve që vijnë së fundmi nga Italia, Interi është shitur te fondi Arab i Investimeve (PIF) për një shifër stratosferike, plot 1,2 miliardë euro.

Ka qenë gazetari i njohur italian, Elio Korno, i cili ka deklaruar në mikrofonat e “Tele Lombardia” se familja Zhang i ka shitur të gjitha aksionet prej kohësh te sheikët nga Arabia.

Ai shtoi gjithashtu se e gjithë kjo marrëveshje mes palëve do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit.

Gazetari tha:

Kam marrë vesh që klubi i Interit është shitur për më shumë se 1 miliard euro, është gjithçka e kryer. Kjo tratativë do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit. Është një operacion shumë i madh financiar, ka shuma të mëdha në lojë. Këtë e dinë të gjithë, por ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për negociatat, të cilat në fakt tashmë kanë përfunduar prej kohësh. Zhang e ka shitur Interin, do të zyrtarizohet në javët e ardhshme. Ata ia kanë kaluar fondit ‘PIF’, që zotërojnë aksionet e klubit të Njukasëllit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit