Të fortët e Rilindjes dhe oligarkëve që marrin tendera janë duke bërë ligjin në këtë vend. E themi këtë, pasi fëmijët e tyre, veprojnë në çdo institucion sikur ta kenë pronën private. Së fundmi, "një djalë i babait" ka bërë të fortin në aeroportin e Rinasit dhe ka goditur me grusht një nga efektivët e policisë që ka dashur të zbatojë ligjin.
Djali i Kujtim Qefaliajt, vëllait të deputetit Xhemal Qefaliajt, ka dhunuar efektivin e policisë në Rinas, pasi ky i fundit nuk e ka lejuar që të hynte pa radhë.
Pas reagimit të dhunshëm të të fortit të babait, Rigers Qefalia është arrestuar dhe është dërguar në Komisariat. Mirëpo, në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë reagim. Polica e Shtetit nuk ka reaguar dhe nuk është bërë asnjë njoftim mbi ngjarjen.
Por çfarë do të thotë kjo?
Polici fundor, që ishte duke zbatuar ligjin, përveçse është goditur nga një i fortë i babit, është shkelur me këmbë nga drejtorët e policisë, që i kanë mbyllur hesapet me prindërit milionerë dhe ngjarja nuk është bërë e madhe. Rigers Qefalia është dërguar në komisariat, por për sa kohë nuk ka një njoftim policie me shumë mundësi atje e kanë pritur me Whiskey dhe puro.