19-vjeçarja bën seks me dy të dashurit brenda një dite/ Lind binjakët me dy baballarë të ndryshëm

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.09.2022, 08:41

Një grua 19-vjeçare nga Brazili ka lindur binjakë nëntë muaj pasi kishte bërë seks me dy burra në të njëjtën ditë. Teksa po afroheshin ditëlindjet e tyre të para, ajo filloi të kishte dyshime se kush ishte babai i tyre, kështu që vendosi të bënte një test atësie për të konfirmuar dyshimet e saj, raportoi gazeta lokale e lajmeve Globo.

Vajza fillimisht dyshonte se vetëm njëri nga të dy burrat ishte babai i binjakëve, kështu që ajo bëri testin me ADN-në e tij por rezultoi pozitiv vetëm për një fëmijë.

“Mbaj mend që kisha bërë seks me një tjetër dhe e thirra për të bërë testin, i cili rezultoi pozitiv”, tha nëna e re. “Isha e befasuar nga rezultatet. Nuk e dija që kjo mund të ndodhte. Ata janë shumë të ngjashëm.”

Teksa diçka e tillë tingëllon e çuditshme, ekspertët mjekësorë konfirmojnë se mund të ndodhë. Ndonëse ky fenomen është tronditës sigurisht që nuk është i pamundur.

"Është e mundur të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë fekondohen nga burra të ndryshëm," tha për gazetën lokale Globo, doktor Tulio Jorge Franco. “Fëmijët ndajnë materialin gjenetik të nënës, por rriten në placenta të ndryshme.”

Sipas revistës Biomedica, superfekondimi heteropatern "është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë që ndodh kur një vezë e dytë e lëshuar gjatë të njëjtit cikël menstrual fekondohet gjithashtu nga qelizat e spermës së një burri të ndryshëm në marrëdhënie seksuale të veçanta", raporton NYP.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit