U turpëruan nga Napoli/ Klop: Përgjegjësia ime, rivalët nuk do ndalin dot të qeshurën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 08.09.2022, 07:14

Humbja turpëruese me shifrat 4-1 në fushën e Napolit ka sjellë një situatë kaotike te Liverpooli. Atmosfera është më e keqe e mundshmja dhe kjo kuptohet qartazi nga fjalët e Jurgen Klop.

Trajneri i të kuqve kritikoi hapur ekipin e tij për atë që kishte dhuruar në fushë. Klop u shpreh gjithashtu se është detyra e tij të zbulojë çpo ndodh me ekipin dhe ta rikthejë sa më shpejt te fitoret.

Tekniku gjerman tha:

Napoli luajti një ndeshje shumë të mirë dhe nuk e bëmë një gjë të tillë. Ky është shpjegimi i parë për humbjen. E kam vështirë ta pranoj. Çështja është tani se pse ndodhi kjo. Unë nuk mund ta jap përgjigjen tani, por më jepni pak kohë që ta mendoj, është e vështirë ta pranosh, por qartësisht që duhet ta pranojmë. Duket sikur do të na duhet të rikrijohemi nga e para. Me Alison në portë, duhet të jesh shumë i keq që të pësosh tre gola në një pjesë loje. Pas tre ditësh ne luajmë kundër Wolves dhe me shumë mundësi, nëse ata kanë parë ndeshjen sot, nuk mund të ndalin të qeshurën. Ata do të thonë që ky është momenti perfekt. Edhe unë do të thosha që është momenti perfekt. Është e vështirë por kemi ende një punë për të bërë. Është përgjegjësia ime dhe është detyra ime ta gjej. Do të duhet ta nisim nga e para dhe të ecim”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit