Zvicra ashpërson masat: Tre vjet burg kush ngroh dhomën më shumë se 19 gradë Celsius

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.09.2022, 22:27

Zvicra po mendon të dënojë me tre vjet burg këdo që ngroh dhomën mbi 19 gradë Celsius këtë dimër. Sipas mediave kjo masë vjen pasi vendi po detyrohet të racionojë gazin për shkak të luftës në Ukrainë.

Duke folur për Blick, Markus Sporndli, i cili është një zëdhënës i Departamentit Federal të Financave, shpjegoi se shkalla e gjobave në baza ditore mund të fillojë nga 30 franga zvicerane. Ai shtoi se gjoba maksimale mund të jetë deri në 3,000 franga zvicerane.

Dhe kompanitë që qëllimisht tejkalojnë kuotat e tyre të gazit mund të përballen me gjoba. Blick gjithashtu raportoi se ngrohësit rrezatues nuk do të lejohen ndërkohë që pishinat dhe saunat do të duhet të qëndrojnë të ftohta.

Sipas planit të menduar, temperaturat në ndërtesat me ngrohje me gaz nuk mund të jenë më shumë se 19 gradë Celsius ndërsa ato me ujë të ngrohur deri në 60 gradë Celsius. Lidhur me masat e reja të mundshme, kantonet e Zvicrës kanë afat deri më 22 shtator për të paraqitur çdo shqetësim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit