Zbulohet shkalla e dëmtimit, ja sa do mungojë Benzema

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.09.2022, 20:36

Karim Benzema la i dëmtuar fushën e lojës mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Champions League ndaj Celtic. Gjithsesi, nuk ka alarm dhe sot është mësuar se sulmuesi francez ka evituar më të keqen.

Francezi do të duhet të bëjë vetëm disa ditë pushim për t'u rikuperuar nga dëmtimi. Lojtari i është nënshtruar një rezonance magnetike dhe sipas “AS” ka një bursit në gjurin e djathtë. Klubi ka preferuar që të mos rrezikojë asgjë.

Kështu, ai do të lihet pushim të paktën edhe një javë, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht nga ky dëmtim që fatmirësisht nuk ka prekur meniskun. Ai do të mungojë në fundjavë në kampionat ndaj Majorkës dhe në ndeshjen kundër Lajpcigut në Ligën e Kampioneve.

Por madrilenët janë besimplotë se do të kenë në dispozicion kapitenin për duelin e datës 18 ndaj Atletiko Madrid, një supersfidë e La Liga ku do të shihen më mitë pretendimet që kanë dy skuadrat për këtë edicion në kampionatin spanjoll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit