Bie ABCom! Shqiptarët humbin internetin, nuk kontaktojnë dot me shërbimin e klientit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.09.2022, 20:11

Kompania “ABCom” e cila ofron linjë interneti për qytetarët shqiptarë ka rënë. Qytetarët po përballen me mungesë interneti në shtëpitë, bizneset dhe punët e tyre.

Ata shprehen se përveç internetit që nuk punon fare, është bllokuar edhe shërbimi i suportit ku ata mund të ankohen.

Prej disa minutash qytetarët po tentojnë të kontaktojnë me kompaninë për të marrë një shpjegim prej tyre, por nuk munden.

Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë shkaktuar një ndërprerje të tillë interneti për abonentët e kësaj kompanie e cila është pjesë e Vodafone Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit