Drejtori i Portit të Durrësit Pirro Vengu ka porositur një vinç me vlerë 4.2 MILIARD LEKË pa TVSH tek kompania Hydropower. Zotërues me 100% të aksioneve në këtë kompani është Lulzim Kapllanaj, bashkëpronar i HEC-it të Grabovës me vëllezërit Hysa.
Vengu e ka lëshuar dorën me taksat e popullit teksa ky tender me 2 FLAMUJ TË KUQ i është dhënë Kapllanajt në mungesë konkurrence. Ai ka paraqitur ofertën si operator ekonomik i vetëm dhe është shpallur fitues.
Ky tender është anuluar dy herë deri sa u ndanë pazaret me Kapllanajn për ta shpallur fitues. Vengu njihet si një nga titullarët shtetërorë më të korruptuar të qeverisë Rama, i përfolur nga stafi i Portit të Durrësit me informacione të brendshme si drejtor shtypës e shfrytëzues.
Ndër tenderat e shumtë abuzues që Vengu ka me flamur të kuq, SPAK nuk e ka kthyer ende në subjekt hetimi të pasurisë së deklaruar e asaj të padeklaruar.
