Baloteli: Do më pëlqente të rikthehesha te Milani ose te Interi

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 06.09.2022, 17:52

Mario Baloteli sapo ka nisur një aventurë të re në Zvicër me skuadrën e Sionit.

Gjithsesi, kjo nuk e pengon të lëshojë një deklaratë të bujshme sa i përket dëshirave ku do të donte të vijonte karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi italian nëpërmjet mikrofonave të “DAZN” ka thënë se te do të donte të transferohej ose te Interi ose te Milani.

Ai tha:

Në cilën skuadër do të doja të transferohesha në Serinë A? Milani më pëlqen. Edhe te Interi do të më pëlqente të shkoja. Janë dy skuadra të mëdha që çdo futbollist do të donte të shkonte. Napoli? Jam shumë i lidhur me qytetin. Do të më pëlqente shumë të isha një lojtar i tyre, por shumë vite më parë ku për disa situata të ndryshme nuk u konkretizua."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit