Maniaku i zhveshur ngacmon seksualisht një vajzë në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.09.2022, 15:42

Ngjarja e fundit me dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë dhe reagimet e shumta të qytetarëve e shoqërisë civile duket se i ka dhënë kurajo edhe shumë vajzave e grave të tjera për të treguar përjetimet e tyre me ngacmime seksuale.

Kështu, një vajzë e re ka treguar se është përballur me tmerrin e ngacmimit seksual nga një person, i cili i zhveshur e kishte ndjekur atë deri tek banesa ku po jetonte.

“Kur ia kam pa fytyrën kam fillu me vrapu, kam mbetë pa frymë, kam mendu se po me vjen në banesë”, thotë ajo në rrëfimin për gazetën kosovare Insajderi.

Por, edhe pse ekzistojnë fakte me video për ngacmimin seksual me të cilin u përball viktima, derisa po kthehej nga puna, Policia e Kosovës e ka hapur rastin vetëm si “Ngacmin”, me arsyetimin se i dyshuari nuk e ka prekur, vetëm e ka ngacmuar me fjalë. Ndonëse ka kaluar një vit që nga ky rast, i dyshuari ende nuk është arrestuar.

Rasti ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2021. Vajza tregon se ka qenë duke shkuar në banesën e saj, pasi ka përfunduar orarin e punës në mesnatë. Por në momentin kur ajo ka hyrë në objektin e banesës ku banonte, një djalë i vihet nga mbrapa.

Siç shihet dhe në video, personi është gjysmë i zhveshur. Ai pasi ka zbërthyer rrypin e pantallonave dhe pullën, ka filluar t`i afrohet vajzës duke i kërkuar favore seksuale.

Gjithçka është kapur nga kamerat e një marketi afër objektit.

Viktima, tregon për Insajderin fjalët që ai ia kishte thënë.

“Hej… për sa pare….”, tregon ajo.

Me të dëgjuar kërkesën e tij, ajo tregon se kishte filluar të vraponte për të hyrë në banese e që e kishte në katin e katërt.

“Momentin kur ia kam parë fytyrën me ka kap panikë. Pasi kam dëgju fjalet e tij, kam fillu me vrapu katër katë dhe kam hy n’banesë. Kam mbet pa frymë. Kam mendu që po me vjen nga mbrapa, deri në banesë por fatmirësisht nuk ishte ngjitur deri lartë”, rrëfen ajo për Insajderin.

Të nesërmen, pasi ka marrë kamerat nga marketi, ajo e ka lajmruar rastin në polici.

Por rasti është hapur në polici vetëm si “Ngacmim” e jo “Ngacmim seksual”.

Sipas vajzës që është përcjellur nga i dyshuari në mes të natës, policia nuk e kishte vlerësuar si ngacmim seksual me arsytimin se nuk e ka prekur fizikisht por vetëm me fjalë.

Por, pamjet tregojnë mjaft. Në 12 të natës, me pantallona të zhveshur duke i shkuar nga mbrapa një vajze dhe duke i kërkuar favore me pagesë. Lidhur me këtë rast, edhe pse ekzistojnë video dëshmi që e zbulojnë personin që ka ngacmuar seksualisht, sulmuesi ende vazhdon të jetë i lirë. Policia e Kosovës nuk ka dërguar ende ndonjë njoftim zyrtar që tregon për arrestimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit