Vëzhgonte me kamera dhomën e dy vajzave të mitura të partneres së tij, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.09.2022, 10:10

Policia greke ka nisur hetimet ndaj një shqiptari.

Ky i fundit akuzohet se vëzhgonte përmes kamerave në dhomën e tyre vajzat e mitura të partneres së tij.

Ky rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në familje dhe monitorimit dhe regjistrimit të paligjshëm me kamera të dhomës së dy vajzave të mitura 12 dhe 17 vjeç ka shqetësuar ditën e djeshme autoritetet greke.

Policia ka vendosur në pranga një 50-vjeçar shqiptar.

Ky i fundit u denoncua në polici nga nëna e fëmijëve për veprat e lartpërmendura dhe në veçanti për faktin se pa dijeninë e saj kishte vendosur në dhomën e fëmijëve një aparat fotografik me një kartë SD regjistrimi dhe shikonte se çfarë po bënin brenda saj.

Në momentin që nëna kërkoi shpjegim nga shqiptari ky i fundit i ka goditur me shpullë atë dhe fëmijët e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit