Pak muaj më parë reperi shqiptar Don Xhon dhe modelja ruse, Ariana Lirey konfirmuan ndarjen dhe hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit mbi shkaqet që i çuan drejt këtij vendimi.
Por kur kanë kaluar muaj nga ngjarja, modelja ruse ka vendosur t’i rikthehet sërish kësaj teme duke zbuluar disa detaje rreth arsyes së ndarjes me reperin.
Sipas saj reperi Don Xhoni e ofendonte dhe ishte agresiv ndaj saj, sjellje të cilat ai i konsideronte si diçka normale kur bëhen nga ai. Gjithashtu Ariana shkruan se reperi ka probleme shëndetësore, që sipas saj kanë ardhur nga stili i tij i jetesës dhe përdorimi i substancave naroktike.
Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është diçka normale? Ai më sulmoi sot. Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua nëse godas një mizë që më kalon mbi kokën time. Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot. Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe qëndroj për veten time, nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër. Të uroj shëndet, gjithsesi kjo histori është e mbyllur. Jini të sinqertë dhe të drejtë të gjithë. Ju përqafoj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.