Është gjetur 23-vjeçari Meledin Adili i cili u shpall i zhdukur nga familjarët e tij ditën e sotme. Dje i riu ishte duke mbledhur boronica në bjeshkët e Kallabakut, Kukës kur humbi kontaktet me familjarët.
Këta të fundit të shqetësuar për fatin e të riut kanë bërë denoncim dhe apel në media për gjetjen e tij. Mësohet se 23-vjeçari nga Kukësi është gjetur sot shëndoshë e mirë në bjeshkët e Sharrit. Për shkak të motit të keq i riu ishte strehuar në një çadër turistësh.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.