Aksident i rëndë në Shkodër/ Një i moshuar i gjakosur shtrirë në asfalt, i pranishëm edhe Lekë Plepi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.09.2022, 11:40

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në lagjen Rus në Shkodër. Mësohet se një i moshuar është përplasur nga një automjet. I pranishëm në vendin ku ka ndodhur aksidenti ka qenë ehde personazhi i njohur në rrjetet sociale, Lek Plepi. Ky i fundit ka qëndruar në vendngjarje dhe është duke njoftuar ambulancën.

I moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur. Fatmirësisht, duket jashtë rrezikut për jetën, por është gjakosur në disa pjesë të trupit.

Videoja e mëposhtme dhe raportimi i aksidentit ka ardhur nga një qytetar në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit