Vendi ynë renditet në vend të tretë në Europë përsa i përket çmimeve të larta të aparamenteve për shitje. Statistikat nga Numbeo, për periudhën janar-korrik 2022 kanë renditur në vend të parë Bjellorusinë, të pasuar nga Rusia e Shqipëria për apartamentet me çmimet më të shtrenjta në kontinent.
Një familjeje shqiptare, i duhen 16 vite të ardhura për të mundësuar blerjen e një apartamenti.
Në rajon, çmimet më të lira të apartamenteve i ka Kosova, pasuar nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Ndërtimet e reja të lëshuara me leje nga Bashkia, kanë çmimet më të kripura, sidomos në zonat më të lakmuara në kryeqytet.
ÇMIMET E LAGJEVE NË TIRANË ÇMIMI AKTUAL VS VITIN E SHKUAR
Kinostudio, aktualisht 1000-1100€/m2, vitin e shkuar 900-1000€/m2
Komuna e Parisit, aktualisht 2200€/m2, vitin e shkuar 1700€/m2
Ish-Blloku, aktualisht 5000€/m2, vitin e shkuar 3000-4000€/m2
BSH raporton se çmimet e apartamenteve janë rritur me 60% për muajt janar-korrik 2022. Ndërkohë që çmimet vazhdojnë në rritje dhe pagat mbeten të pandryshuara, shqiptarët me rrogë mesatare nuk kanë asnjë shans të përballojnë çmimet e frikshme të apartamenteve të kryeqytetit.
Rol të rëndësishëm në këtë raport ka zënë edhe zhvlerësimi i parasë së pastër kundrejt asaj të përfituar me veprimtari kriminale.