Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me vlerë euro me portretin e shqiptares

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.09.2022, 09:53

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë ishte misionare e devotshme katolike.

Jetën e saj ajo ia kushtoi të sëmurëve dhe të varfërve, teksa shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, u ndihmoi njerëzve që vuanin nga uria, por edhe njerëzve që vuanin nga sëmundje të ndryshme, u ndihmoi në mjekime.

Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtor, ajo është Nënë Tereza, sot e Shenjta Terezë.

Sot është dita e shenjtërimit të saj, dhe në këtë 25 përvjetor të ndarjes nga jeta e 6 vjet nga Shenjtërimi i saj, Selia e Shenjtë në Vatikan ka kujtuar Nënë Terezën me një film dokumentar, "Madre Teresa No Greater love" dhe me një monedhë të veçantë në vlerën euro e cila do të mbaj portretin e Shën Terezës.

Monedha është realizuar nga artistja Orieta Rossi e cila ka ditur të sintetizoj figurën e Nënë Terezës ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, e që përmbledh me tre fjalë veprën hyjnore të shenjtërisë shqiptare; dashurinë, impenjimin e devotshmërinë për t'i shërbyer të tjerëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit