Mauro Ikardi largohet nga Paris Saint Germain pas tri viteve qëndrim në kryeqytetin francez. Sulmuesi argjentinas do vazhdojë karrierën në Turqi, pasi ka arritur një marrëveshje me kampionin e këtij shteti, Galatasaray.
Icardi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të ri të PSG-së, Christophi Galtier dhe largimi ishte i pashmangshëm.
29-vjeçari karrierën do ta vazhdojë në Turqi, ku do të bashkohet me Galatan si huazim me klubin turk që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë rreth 15 milionë euro.
Mediat franceze dhe ato turke kanë raportuar se zyrtarizimi i Icardit si futbollist i ri i PSG-së pritet në fillim të javës së ardhshme, pasi mrkatoja për transferimin e futbollistëve në Turqi është ende i hapur.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.