Drejtori i ri i RTSH-së, Enkelejd Joti, duket se do të ndjekë fatin e Thoma Gëllçit, duke u bërë gati për disa muaj burg, nëse SPAK i vihet seriozisht dhe nuk pyet për miqësinë që ai ka me kryeministrin Edi Rama. Joti, pasi mbushi mirë xhepat në QSUT, po tenton të zhvasë sa më shumë në drejtimin e RTSH-së, që nuk mund ta quajmë aspak një televizion shtetëror në shërbim të qytetarëve, por televizion i regjimit në shërbim të pushtetit.
Së fundmi, Enkelejd Joti ka hapur një tender dhe ka ofruar plot 115 milionë lekë për servisin e makinave të RTSH-së, makina që kryesisht përdoren më shumë për qejfet e punonjësve se sa për të shkuar në zonat ku shqiptarët kërkojnë që t’u zgjidhet halli. Mos të harrojmë aksidentin që djali i Martin Lekës, zv/drejtorit të RTSH-së, shkaktoi me makinën në pronësi të RTSH-së. Aksidenti nxorri zbuluar se pavarësisht se makina ishte blerë dhe furnizohej me naftë nga paratë e shqiptarëve, përdorej për qejfin e djalit të Martin Lekës.
Tenderi i kontraktuar së fundmi nga Drejtoria e Përgjithsme e RTSH-së mban këtë numër reference (REF-40394-09-01-2022) dhe ka si objekt “Mirëmbajtja e automjeteve të Radio Televizionit Shqiptar.”
Ende nuk dihet se cila kompani do të jetë fatlumja që do fitojë këtë tendeer, por që me siguri, Enkelejd Joti do të marrë një dorë të mirë, pasi është çmenduri, që servisi i makinave, të kushtojë më shumë se 100 milionë lekë për 12 muaj. Për më tepër, zakonisht, makinat e RTSH-së merren të reja dhe është shumë e rrallë që të shfaqin probleme.