Një vajzë kolumbiane, e cila ka punuar për tre muaj si eskortë në Shqipëri ka denoncuar në redaksinë tonë, dy djem të cilët kanë hyrë në apartamentin e saj ku ajo punonte dhe kanë grabitur para.
Vajza kolumbiane, tregon se ka pasur një apartament, pranë shkollës së baletit dhe një agjensi për të cilën ajo punonte i siguronte klientë të ndryshëm. Këta klientë, para se të shkonin dhe të merrnin kenaqësinë nga vajza, duhet të dërgonin fotot e tyre, që të vërtetohej, që ata nuk talleshin dhe nuk ishin njerëz të rrezikshëm.
Mirëpo, pavarësisht se kanë dërguar fotot, dy djemtë, kanë shkuar në apartamentin, ku vajza nga Kolumbia ofronte seks me pagesë dhe e kanë grabitur. E reja ka qenë në banesë bashkë me një vajzë tjetër dhe janë traumatizuar.
Ajo tregon për JOQ ALBANIA edhe fotot e djemve, por shton se nuk i denoncon dot, pasi në Shqipëri po bënte një punë të paligjshme.
Kolumbiania thotë se ajo është e dashuruar me Shqipërinë dhe ka bërë shumë para, por ngjarje të tilla e trembin shumë. Vajza ka dërguar edhe fotot e apartamentit, dhomat e të cilit janë 'kthyer përmbys' nga kërkimet e dy djemve hajdutë.
E reja denoncon:
Përshëndetje, unë jam një eskortë nga Kolumbia dhe kam punuar në Tiranë me klientë shqiptarë, por jo vetëm. Kam pasur banesën pranë shkollës së baletit. Këta dy djemtë janë hajdutë , por nnuk bëj dot denoncim në polici se bëhet çështje e madhe. Ata pyesin për shërbim, por hyjnë për të vjedhur me thikë dhe armë. Nuk e kam bërë denoncimin, pasi e di që puna ime është ilegale. Ata pyesin për vajza tek agjensia që unë punoj dhe vijnë si klenta normalë. Prandaj i kam edhe fotot e tyre, sepse ata, para se të vijnë tek apartamenti im, dërgojnë foto që të vërtetohet që nuk janë të rrezikshëm, por mesa duket janë shumë. Të dy djemtë duket sikur janë grup. Po të dërgoj fotot se si duket apartamenti nga vjedhja që ata kanë bërë. Janë vërtet të rrezikshëm.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.