Idro Seferi, gazetari shqiptar në Beograd ka rrëfyer detaje nga takimi i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” në Serbi.
Seferi deklaroi se Rama lavdëroi Vuçiçin mbi marrëveshjen e arritur me Kosovën.
“Rama tha se kjo iniciativë nuk do të thotë që i zgjidh të gjitha problemet, por është një fillim, madje lavdëroi disa herë edhe presidentin Vuçiç për një lëvizje të duhur sa i përket marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”,-u shpreh ai.
Ndër të tjera shtoi se iu bë një promovim i madh në shtypin serb miqësisë mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo për faktin se mediat në Serbi i kanë dhënë hapësirë fjalës së Ramës me qëllimin për të promovuar Vuçiçin si lider të serbëve.
“Edhe fjalimeve të Ramës i është dhënë një hapësirë e madhe në mediat serbe, deri te citimi i tij në shumicën e mediave. Është një tentim i promovimit të Vuçiç si një lider i serbëve i cili do të ngelet si historik në krijimin e një Serbie të re e cila do të jetë e fuqishme në rajon dhe zakonisht edhe kur bën politikën e tij, Vuçiçparaqitet si i sulmuar për shkak se po krijon e po ndërton shumë në Serbi”, ka theksuar më tutje Seferi.