Ky është polici që i shpëtoi atentatit në Vlorë, merren në pyetje 10 persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.09.2022, 23:06

Anxhelo Breshani, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës dhe Nako Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, janë dy efektivët e policisë që i shpëtuan një atentati mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Dy policët, kanë qenë duke u kthyer nba palestra kur një automjet tip “Volksvagen” ka hapur zjarr në drejtim të automjetit të policëve. Ata kanë deklaruar në polici se shkak për të shënat me armë është bërë konflikti për një parakalim të gabuar.

Në media raportohet se deri më tani policia ka marrë në pyetje 10 persona që kanë treguar llojin e automjetit ku kanë qenë personat që kanë qëlluar me armë. Personat që kanë qëlluar nuk janë siguruar për objektivin e tyre pasi menjëherë janë larguar në drejtim të fshatrave në pjesën e Lumit të Vlorës.

Ndërkohë vlen të thuhet se dy policët kanë arritur të identifikojnë vetëm llojin e automjetit të autorit/ëve por jo targat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit