Pak ditë më parë, Tirana u trondit nga një vrasje e dyfishtë, pasi Arsen Muskurti, vrau me armë, vëllain dhe gruan e tij. Çifti Muskurti u vra brenda një agjensie turistike, që e menaxhonin të dy. Arsen Muskurti, gjithashtu biznesmen, u arrestua pak orë më vonë dhe e pranoi krimin. Gjithashtu, ai nuk u shfaq aspak i penduar në Gjykatë.
Pas ngjarjes u mësua se konflikti për pronën dhe një borxh pre 150 mijë eurosh ishin arsyeja e vrasjes së dyfishtë. Arseni dhe Dritani(viktima) ishin konfliktuar shumë herë me njëri-tjetrin dhe ngjarja ishte denoncuar edhe në polici, por kjo e fundit nuk e parandaloi dot krimin e dyfishtë.
Së fundmi, JOQ ALBANIA ka zbuluar ekskluzivisht disa pamje nga një sherr mes Arsenit dhe Dritanit në një nga bizneset e autorit të ngjarjes.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, Dritani(viktima) ka dashur të sulmojë me grushta Arsenin, por që mbahet nga dy persona, një burrë dhe një grua, ndërsa një grua tjetër qëndron në këmbë.
Ndërkohë në një plan tjetër evidentohet se Dritani i ka shkuar shumë afër Arsenit në tavolinën e tij të punës dhe sipas burimeve për JOQ ALBANIA po e kërcënonte.
