Prishja e resortit Prestige në Golem në pronësi të Irfan Hysenbelliut, njëkohësisht pronar i disa mediave na tregoi edhe njëherë se si në Shqipëri, qeveria dhe mediat janë një dhe prishja e interesave sjell përplasje mes tyre pa u shqetësuar aspak për qytetarët.
Që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës, mediat e Irfan Hysenbelliut i bënin fresk qeverisë, duke reklamuar edhe çdo postim në Facebook të një individi që kishte kontribut minimal në PS.
Mirëpo, pak muaj më parë, interesat u prishën dhe Rama filloi sulmin ndaj Irfanit dhe sot u konkretizua me prishjen e resortit.
Ajo që u vu re ditën e sotme, të cilën askush nuk e priste ishte “ndërrimi i pllakës” të Alfred Pezës, ish-deputeti dhe analistit që në çdo studio televizive bënte be për Ramën dhe e lartësonte atë në nivelin e Odisesë, mbretit dhe perëndisë. Ai i lëpihej dhe i servilosej në mënyrën më të habitshme, ndërsa sot e ka akuzuar atë si hakmarrës dhe si një kryeministër që po sulmon mediat. Alferd Peza, sot zuri ekranet e disa mediave dhe po shante qeverinë, atë qeveri që e ka puthur dhe lëpirë disa herë.
Peza, gazetari me pasuri 1 milion euro, tashmë është drejtor në gazetën Panorama, në pronësi të Irfan Hysenbelliut.